Plazhi i Darëzezës – Rritje të pushuesve me 10%, preferohet për qetësinë dhe kulinarinë e zonës

Turizëm | 1 vit më parë

Në kulmin e sezonit veror, plazhi i Darëzezës po frekuentohet nga një numër më i lartë pushuesish, krahasuar më një vit më parë. Të dhënat nga bashkia e Fierit flasin për një rritje prej 10% të numrit të pushuesve. Plazhi më një vijë bregdetare prej 7 kilometrash preferohet kryesisht nga pushues tradicionalë që zgjedhin qetësinë dhe kulinarinë e zonës.

Qendra shëndetësore e fshatit ka një hapësirë të posaçme për pushuesit. Pret deri në 15 vizita në ditë nga pushues që kërkojnë ndihmë mjekësore.

Problemet janë kryesisht për shkak të ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut por nuk mungojnë edhe rastet me pickim nga peshku harabel i cili shkakton dhimbje të forta, por sipas mjekëve nuk shkakton probleme shëndetësore.

“Fillimisht shoqërohet me shumë panik sepse krijon dhimbje momentale dhe një nga këshillat kryesore është vendosja në ujë të ngrohtë”, u shpreh Julina Dhima, Mjeke e Qendrës Shëndetësore Darëzezë.  

Plazhi i Darëzezës shtrihet pranë masivit pyjor me pisha dhe njihet për rërën kurative të pasur me jod.

Gazetare: L. Roshi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme