Korça plot me vizitorë – Festat, traditat dhe mikpritja tërheqin turistë vendas, emigrantë dhe të huaj

Aktualitet | 1 vit më parë

Këto ditë të gushtit, Korça ka qenë e mbushur me vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe emigrantë që janë rikthyer për të kaluar pushimet pranë familjarëve dhe turistë të huaj që kanë zgjedhur ta vizitojnë.

Një pjesë e tyre janë të nxitur edhe nga atmosfera festive e krijuar prej “Festës së Birrës”, e cila po zhvillohet në qytet, duke tërhequr çdo mbrëmje mijëra njerëz.

Gjatë qëndrimit, vizitorët shëtisin në qytet, vizitojnë muze, apo shijojnë gatimet tradicionale në lokalet karakteristike. Emigrantët, që kthehen çdo verë, theksojnë se çdo vit vërejnë ndryshime pozitive në qytet, si në infrastrukturë, ashtu edhe në ofertën turistike.

Korça, me mikpritjen, kulturën dhe eventet e saj, po e konsolidon gjithnjë e më shumë profilin e një destinacioni të dashur për pushuesit, duke e kthyer gushtin në një muaj kulmor për jetën turistike e kulturore të qytetit.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/              


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme