Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 37 gradë, java nis me mot të paqëndrueshëm

Aktualitet | 1 vit më parë

Kjo fundjavë nuk rezervon surpriza, pasi moti do të vijojë të jetë i njëjtë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pothuajse i gjithë territori i vendit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me temperatura të cilat do të pësojnë një rënie të lehtë.

“Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare, hera-herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieve malore, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa përgjatë maleve me shtrëngata afatshkurtra. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë nga 17–18 gradë Celsius në vlerat minimale dhe në ato maksimale 35–37 gradë Celsius.“

Java që vjen parashikohet të jetë me vranësira shoqëruar me reshje shiu, si dhe breshër në zonat malore.

“Parashikohen vranësira mesatare deri të dendura si dhe me alternime e kthjellime të herëpashershme. Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë relieve malore, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike dhe në mënyrë të izoluar, me breshër. Për sa i përket kushteve termike, do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera minimale 14–20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale në 33–36 gradë Celsius.“

Në drejtim juglindje–jugperëndim, era do të jetë me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare të zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme