Kelmendi josh vizitorët, mësuesi shkodran mbi të 80-tat eksploron Shqipërinë çdo fundjavë
Krahina e Kelmendit, me peizazhet e saj malore dhe mikpritjen tradicionale, po tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj.
Një ndër pikat më tërheqëse, Tamara, mbetet destinacion i preferuar edhe për Naim Haxhinë, mësues në pension nga Shkodra, i cili ka kaluar të 80-tat, por nuk heq dorë nga pasioni për udhëtimet.
“Kelmendi është një krahinë me tradita burrnore bujarie malësore. Për herë të parë në Tamarë kam ardhur gjatë një aksioni dyjavor që na ngarkonin atëherë,” tregon ish-mësuesi.
Ai veçon disa prej vendeve më të bukura të Shqipërisë, që, sipas tij, çdokush duhet t’i vizitojë, nga bregdeti në jug deri te majat e thepisura në veri.
“Shqipëria është gjithkund e bukur që nga Vermoshi, ‘aty ku vihet harta e Shqipërisë në gozhdë’, dhe deri në Konispol. Çdo vend ka bukurinë e vet. Velipoja, Vlora, Sazani, Karaburuni, shëtitjet me anije…” thotë z. Haxhija.
Për mësuesin shkodran, çdo udhëtim është një mënyrë për të ndjerë lirinë dhe për të shijuar bukurinë që ofron vendi ynë.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





