Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

Aktualitet | 1 vit më parë

Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët.

Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve ky shtatëmujor ka pasur rritje me 20% më tepër, me një numër rekord pasagjerësh, plot 345.476.

“Vitin e kaluar ishin 295 mijë,” thotë Hatixhe Ismaili, përgjegjëse e përpunimit të anijeve në Portin e Sarandës.

Gjatë gushtit numri i udhëtarëve shkon në 7.300 në ditë, por ky fluks i lartë udhëtarësh e vë portin përballë sfidave të mëdha këtë sezon veror.

Gjatë këtyre muajve janë 9 tragete që punojnë dhe në dispozicion janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje.

“Zakonisht grumbullohen të gjithë për t’u larguar nga Porti i Sarandës paradite. Ora 10:00 është fluksi maksimal i njerëzve të cilët përpunohen në terminal. Mund të arrijnë deri në 1 mijë veta, që nisen dhe mbërrijnë nga Korfuzi,” tregon znj. Ismaili.

Saranda po kthehet çdo vit e më shumë në një nga destinacionet më të kërkuara për pushime verore, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për mijëra turistë të huaj.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme