Moti- Dita e sotme me kthjellime e vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (19 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit.
Në relievet kodrinore – malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




