Divjakë – Vritet me thikë një 32-vjeçar, autori kapet pas disa orësh ndjekje nga policia
Një person është vrarë me thikë në fshatin Kryekuq të Divjakës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku viktima i moshës 32 vjeç është qëlluar teksa ndodhej në ambientet e jashtme të një kafeneje.
Bëhet me dije se autori, një 25-vjeçar, banues po në fshatin Kryekuq, i është afruar me thikë në dorë dhe e ka goditur menjëherë viktimën, për t’u larguar menjëherë pas ngjarjes. Arrestimi i tij u bë i mundur pas disa orësh ndjekje nga policia. Ndërkohë në zonë vijojnë kërkimet për armën e krimit, që autori mësohet se e ka hedhur pas vrasjes.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e konflikteve familjare mes dy familjeve, me përplasje të vazhdueshme për kanalin vaditës të fshatit.
I riu akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




