Hapet qendër shëndetësore në kishën e Shna Ndout, mirëpritet nga pelegrinët dhe vizitorët

Aktualitet | 1 vit më parë

Në zemër të pelegrinazhit të Shna Ndout, përballë kishës në Laç, tashmë besimtarët gjejnë edhe një mbështetje tjetër,  shërbimin shëndetësor. Për herë të parë është hapur Qendra Shëndetësore Verore, e pajisur me personel mjekësor dhe medikamente të nevojshme.

Ky shërbim i ri është pritur me vlerësim nga pelegrinët, të cilët e konsiderojnë një domosdoshmëri për shkak të numrit të madh të besimtarëve që frekuentojnë kishën.

Qendra nuk do të funksionojë vetëm gjatë sezonit veror, por edhe gjatë 13 të martave të pelegrinazhit që zhvillohen çdo vit nga muaji mars deri më 12 dhe 13 qershor.

Pak ditë më parë edhe Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kjo qendër, duke theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ajo do të jetë gjithmonë në shërbim të pelegrinëve dhe vizitorëve vendas e të huaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme