Fshati Pentar, perla e fshehur e turizmit, potencial për zhvillim turistik dhe rural

Aktualitet | 1 vit më parë

Fshati Pentar, i vendosur në një zonë të qetë dhe me natyrë të paprekur, ofron potencial të madh për zhvillim rural dhe turistik.

Pozita e tij gjeografike pranë qytetit të Shkodrës dhe afërsia me lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës, e bëjnë këtë zonë ideale për aktivitete rekreative dhe agroturizëm.

I ndodhur në njësinë administrative të Dajçit, Pentari është një destinacion për turistët që duan të eksplorojnë natyrën e virgjër. Ndër të tjera, ajo çfarë e bën të veçantë këtë zonë është tradita, mikpritja, por edhe kultura e banorëve vendas.

Terreni i gjelbëruar, tokat pjellore dhe burimet ujore krijojnë kushte të favorshme për bujqësi, blegtori dhe kultivimin e produkteve bio, të cilat mund të promovohen si pjesë e turizmit kulinar. 

Gjithashtu, mikpritja tradicionale e banorëve dhe trashëgimia kulturore e zonës shtojnë vlerën e saj për vizitorët.

“Fshati është i mrekullueshëm, me toka pjellore. Po të kishte krah pune dhe të shfrytëzoheshin, është fshat jashtëzakonisht i mirë. Jemi marrë me bujqësi, me blegtori. Jemi marrë edhe me muzikë. Kemi qenë një zonë e ngritur edhe nga kultura,” tregon një banor i fshatit.

Pentari është destinacion perfekt për ata që kërkojnë të çlodhen në një ambient të qetë, të pastër dhe të natyrshëm.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme