Velipoja, një ditë pas stuhisë. Pushuesit mbushin sërish plazhin duke shijuar rrezet e diellit

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas reshjeve të dendura dhe erërave të forta që përfshinë bregdetin një ditë më parë, Velipoja është rikthyer sot në qetësi. 

Pushuesit kanë mbushur sërish plazhin duke shijuar diellin dhe temperaturat e ngrohta, ndërsa gjurmët e stuhisë janë pastruar shpejt nga bizneset dhe shërbimet e plazhit.

Edhe pse moti i keq solli shqetësim të përkohshëm, pushuesit e konsiderojnë atë si një episod të rrallë veror, ndërsa Velipoja vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të preferuara në veri të vendit.

“Dje ka qenë lagështirë, por jemi të kënaqur në përgjithësi. Ka gjëra që argëtohesh, shëtit.“

“[Nga Kosova] Jam për herë të parë. Të tjera herë gjithmonë kam qenë në Shëngjin.“

Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo verë, Velipoja po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme