Emigrantët për pushime në Shqipëri, vlerësojnë përmirësimet në infrastrukturë dhe ofertat turistike

Aktualitet | 1 vit më parë

Muajt e verës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të emigrantëve që kthehen në vendlindje për të kaluar pushimet pranë familjarëve dhe për të shijuar bregdetin e Shqipërisë.

Shumë prej tyre i kemi takuar si në pikat kufitare, ashtu edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku tregojnë se rikthimi çdo vit është një mënyrë për të ruajtur lidhjet me të afërmit dhe për të kaluar momente të veçanta në vendin e tyre.

Emigrantët theksojnë se çdo verë shohin ndryshime pozitive, si në përmirësimin e infrastrukturës, ashtu edhe në rritjen e ofertës turistike, duke e bërë pushimin në Shqipëri gjithnjë e më tërheqës.

“Sa vjen dhe bëhet çdo gjë më e bukur. Korça është gjithmonë e bukur. Në përgjithësi, Shqipëria ka avancuar”, shprehen emigrantët.

Emigrantët shprehen se kthimi në atdhe është më shumë se një pushim, është një lidhje e fortë shpirtërore me vendlindjen. Përmirësimet në infrastrukturë dhe zhvillimi i turizmit i bëjnë ata të ndihen krenarë për Shqipërinë, ndërsa verës i japin një gjallëri të veçantë me praninë e tyre në çdo qytet.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme