Vizitorë të shumtë në Butrint – Parku Kombëtar, destinacion ku historia takon natyrën
Edhe këtë periudhë, Parku Kombëtar i Butrintit mirëpret një numër të lartë vizitorësh. Muaji shtator vijon të sjellë turistë vendas dhe të huaj që zgjedhin këtë destinacion si një ndër më tërheqësit e jugut. Vizitorët vijnë jo vetëm për të shijuar natyrën e gjelbër dhe peizazhet mbresëlënëse, por edhe për të eksploruar trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore që Butrinti ofron.
Nga rrënojat antike tek habitatet e ndryshme të florës dhe faunës, çdo hap këtu është një udhëtim në kohë dhe një përvojë e veçantë.
“Është një vend historik, e pamë në rrjetet sociale, është një prej vendeve më të famshme për t’u vizituar në Shqipëri. Mua më pëlqeu pjesa e kalasë, kalaja është ruajtur shumë mirë. Më pëlqen gjithashtu edhe bazilika, rrënojat janë ende shumë mirë të ruajtura. Mendoj se ia vlen të vizitohet. Mendoj se parku është i organizuar mirë, ke një shteg të qartë vizitash, thjesht ndjek tabelat dhe gjithashtu ka hije”, shprehet turistja.
“Mendoj se është shumë, shumë i bukur. Më pëlqen arkitektura, më pëlqen historia. Morëm informacione edhe për historinë , ishte shumë interesante . Më pëlqeu mënyra se si ishte ruajtur. Është hera e parë që jam këtu ,kam ardhur deri këtu nga Londra ,po mendoj se ka shumë gjasa të kthehem përsëri. Shumicën e parkut e shijuam. Më pëlqeu shumë Porta e Luanit. Mendova se ishte shumë, shumë interesante. Më pëlqeu fakti që ishte shtuar më vonë si një mjet mbrojtjeje”, tha turisti.
“Më shumë? Më pëlqeu Bazilika. Mendoj se ishte shumë mirë e ruajtur. Një shembull shumë i mirë i arkitekturës. Parkun e gjetëm në guidën që mora në aeroport. Është shumë interesante”, shprehet një tjetër turiste.
Butrinti nuk është vetëm një park natyror, por edhe një pikë ku historia dhe natyra bashkohen për të ofruar një përvojë të plotë për vizitorët. Fluksi i lartë i turistëve në shtator tregon se ky destinacion turistik ka ofruar gjithnjë dhe vazhdon të ofrojë një panoramë mbresëlënëse për turistët që zgjedhin të vizitojnë zonën.
Gazetare: Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





