Urgjenca Shkodër – Ulet fluksi pas sezonit, mjekët thonë se ka edhe raste me Covid-19

Aktualitet | 1 vit më parë

Nga 240 vizita në ditë që stafi i Urgjencës Rajonale Shkodër përballoi në muajt korrik-gusht, tashmë numri i tyre ka rënë në 180.

“Shihet një farë përmirësimi, ndoshta një ndër arsyet është ulja e temperaturës, freskimi i kohës, ndoshta dhe ulja e lëvizjeve që ishin prej turizmit, por ne kemi arritur dhe kaluar deri 250 vizita në ditë, ndërsa tani jemi diku 180 deri 200 mesatarja”, thotë Ardian Dajti, shef i Repartit të Urgjencës Shkodër.

Javët e fundit ka një prezencë edhe të rasteve me COVID-19, thotë Dajti.

“Me kontaktet që kam me kolegët dhe me shërbime të tjera, ka shfaqje të rasteve me COVID, të cilët janë diagnostikuar me tamponë. Karakteristikë e tyre është se përgjithësisht janë raste me klinikë më të vogël, pra nuk janë me problematika të rënda”, thekson ai.

Urgjenca e Shkodrës vijon të mbetet në gatishmëri të plotë, duke garantuar trajtim të çdo rasti që paraqitet.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme