Projekte dhe investime te reja në Këlcyrë-Infrastruktura rrugore dhe ndriçimi, prioritete të bashkisë
Bashkia e Këlcyrës ka nisur zbatimin e një sërë investimesh me fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe ndriçimin publik. Projektet përfshijnë qytetin dhe zonat rurale, me synimin për të lehtësuar jetën e banorëve dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
Muaji shtator vjen me një sërë projektesh dhe investimesh të reja për Bashkinë e Këlcyrës. Nënkryetarja e bashkisë, Albiona Hoxha, bëri të ditur se investimet do të përfshijnë si qytetin, ashtu edhe zonat rurale.
Ndriçimi publik është një tjetër aspekt që ka marrë vëmendje të veçantë. Instalimi i ndriçimit LED në disa zona synon të rrisë sigurinë dhe të ulë konsumin e energjisë.
Këto ndërhyrje, sipas përfaqësuesve të bashkisë, nuk kanë vetëm karakter përmirësues, por shihen edhe si nxitës të zhvillimit ekonomik lokal.
Gazetar: Marash Mirashi
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





