Zhvillimi i turizmit malor, në Malësi të Madhe ndikojnë pozitivisht investimet direkte të banorëve
Turizmi në Bashkinë e Malësisë së Madhe nga viti në vit ka njohur rritje konkrete jo vetëm në aspektin e numrit të vizitorëve, por edhe në ndikimin ekonomik dhe social, duke sjellë përfitime të ndjeshme për komunitetet lokale.
Kështu shprehet zëvendëskryetari i kësaj Bashkie, Sytki Ndrecaj, sipas të cilit rritja e turizmit varet jo vetëm nga koordinimi i strukturave publike dhe bashkëpunimi me qeverinë qendrore dhe lokale, por edhe nga investimet direkte të qytetarëve.
“Sezoni turistik akoma s’ka përfunduar dhe jemi në fazat e evidentimit të gjithë njësive administrative të zonave turistike. Në ditët apo muajt e ardhshëm mund të bëjmë nga ana statistikore gjithë paraqitjen e turizmit në territorin e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Ai po njeh rritje nga viti në vit. Ka bashkëpunim të strukturave të Bashkisë, qeverisë qendrore, por edhe investime direkte të qytetarëve dhe komuniteteve nëpër njësitë administrative kanë krijuar kushtet që turizmi të jetë sa më konkret dhe të ndiejë rritje në këtë aspekt, por ajo që është shumë më e rëndësishme, në aspektin ekonomiko-social,” shprehet z. Ndrecaj.
Turizmi zë një vend të rëndësishëm në gjithë hapësirën turistike të Malësisë së Madhe. Janë disa fshatra që frekuentohen nga turistët në të katër stinët e vitit, si Razma, Boga, Reçi e deri sipër në Lëpushë të Kelmendit.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





