Nga e enjtja reshje shiu dhe ulje temperaturash, kushtet e motit përmirësohen në fundjavë

Aktualitet | 1 vit më parë

Pas ditëve me shi dhe uljes së menjëhershme të temperaturave gjatë fundjavës, kjo fillim jave parashikohet të jetë e qëndrueshme.

Sinoptikanët parashikojnë kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare.

“Ditën e martë dhe të mërkurë, vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot me alternime e kthjellime kthjellimesh, dhe vranësira deri mesatare kryesisht përgjatë relieve malore në orët e mesditës,” tha për RTSH, sinoptikania Elida Maloçali.

Ndryshime parashikohen në gjysmën e dytë të kësaj jave, kur nuk do të mungojnë reshjet e dendura të shiut dhe ulje të temperaturave me disa gradë Celsius.

“Ditën e enjte dhe të premte pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike, kur masat ajrore të paqëndrueshme dhe depërtimi i masës ajrore me origjinë nga veriu do të sjellë vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut parashikohet të jenë hera-herës me intensitet mesatar, ndërsa në relievet e larta malore në veri, verilindje dhe në juglindje priten reshje bore me intensitet mesatar. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat në vlerat e mesditës nuk parashikohet t’i kalojnë vlerat 20 gradë,” tregoi sinoptikania.

Kjo javë parashikohet të mbyllet me një mot të qëndrueshëm dhe me një rritje të lehtë të temperaturave me 4 gradë Celsius.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme