Moti – Shi dhe vranësira gjatë ditës, parashikohen reshje dëbore në veri dhe juglindje

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës. Në veri–verilindje, në lartësinë mbi 1.000 metra, dhe juglindje, mbi 1.100–1.300 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 12–23 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë i forcës 4–6 ballë.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




