Mot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët deri në orët e pasdites

Moti | 12 muaj më parë

Ditën e shtunë (25 tetor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s

Deti do të jetë Valëzimit në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme