Turistët e historisë “nuk i ndahen” Shkodrës, Kalaja e Rozafës vijon të tërheqë turistë nga e gjithë bota
Edhe pse ndodhemi në fund të tetorit, Kalaja e Rozafës vazhdon të tërheqë vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë nga vende të largëta si Australia.
Ata shprehen të mahnitur nga pamja e mrekullueshme që ofron kalaja dhe historia që ajo mbart. Shumë prej tyre thonë se do të rikthehen sërish për ta vizituar Shkodrën dhe për të zbuluar më shumë nga bukuritë e saj natyrore dhe kulturore.
“Jam nga Australia, është hera e parë që vij në Shqipëri. Erdha këtu pasi përfundova shtegtimin nga Thethi në Valbonë. Meqë kisha edhe një ditë të lirë në Shkodër, vendosa të vizitoj kalanë. Është shumë e madhe dhe plot histori nga kohët e lashta, tek periudha veneciane e ajo osmane. Është vërtet interesante. Po planifikoj të rikthehem për të vizituar Liqenin e Shkodrës, të cilin nuk arrita ta shohë këtë here”, shprehet turisti.
Një grup tjetër turistësh nga Spanja ndanë përshtypje të ngjashme.
“Jam Emanuel dhe vij nga Spanja, është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi ardhur kryesisht për liqenin dhe malet. Pamja nga këtu është fantastike,” vlerësojnë turistët.
“Vijmë nga Spanja, kalaja qenka e mrekullueshme, histori tërheqëse brenda saj. Shpresoj radhës tjetër të vij me miqtë e mi të ngushtë”, shprehen ata.
Në listën e më të vizituarave gjatë këtij sezoni turistik, është kalaja Rozafa, simboli i qytetit dhe pikëtakimi i historisë dhe mitologjisë.
Për turistet, vizita në kala, është eksplorim i bukur në të kaluarën e qytetit.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





