Muzeu Etnografik në Memaliaj, atraksion që tërheq vizitorë të shumtë edhe në vjeshtë
Muzeu Etnografik në Memaliaj mbetet një nga destinacionet më të vizituara edhe gjatë stinës së vjeshtës, duke tërhequr vizitorë nga vendi dhe jashtë tij.
Atmosfera e ngrohtë, ekspozitat e pasura dhe trashëgimia kulturore që përcjell e bëjnë këtë muze një ndalesë të veçantë për të gjithë ata që duan të njihen me historinë dhe traditat e zonës së Toskërisë.
Sipas përgjegjësit të muzeut, Everest Meca, interesi i vizitorëve është i qëndrueshëm edhe gjatë kësaj periudhe.
“Kemi pasur vizitorë të shumtë si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Ka një interes të shtuar, veçanërisht nga banorë vendas që jetojnë në Europë apo në Tiranë. Gjithashtu, shumë nxënës vijnë me kënaqësi për t’u njohur me historinë, traditat dhe vlerat që ka përcjellë kultura e Toskërisë,” u shpreh Meca.
Në muze, vizitorët kanë mundësinë të shohin nga afër objekte të përditshmërisë, veshje tradicionale dhe vegla pune që ruajnë identitetin e zonës.
“Ka interes të madh për orenditë shtëpiake dhe veglat e punës. Vëmë re një kureshtje të madhe për mënyrën se si ka qenë jeta dikur,” shtoi Meca.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





