Bie intensiteti i reshjeve në qarkun e Gjirokastrës, akset kombëtare të kalueshme, si paraqitet situata

Situata nga reshjet e shiut ka përmirësim të ndjeshëm në qarkun e Gjirokastrës. Sipas të dhënave nga terreni, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet mesatar deri në të lartë të shoqëruara me shkarkime atmosferike gjatë natës, ndërsa aktualisht intensiteti i tyre ka rënë.
Nga informacionet e siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë, mësohet se akset rrugore kombëtare në territorin e qarkut janë të qarkullueshme. Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë. OSHEE informon se problematika ka shfaqur furnizimi me energji i njësisë administrativ. Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull dhe po punohet për eliminimin e avarisë.
Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Memaliajt është 7.1 metër, larg pikës kritike që është 8 metër dhe niveli i ujit në urën Përmet është 6.5 metër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




