Rama prezanton 19 filma të restauruar në 4K që do të shfaqen në RTSH: Kryevepra të kinemasë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes në rrjetin social Facebook një njoftim për restaurimin e 19 filmave ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, të cilët do të transmetohen së shpejti ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Kryeministri thekson se këto kryevepra të kinemasë shqiptare, me figurë, zë dhe ngjyra janë rikthyer mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.
“Mirëmëngjesi dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Restaurimi i këtyre filmave konsiderohet një prej projekteve më të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë filmike shqiptare, duke rikthyer në cilësi të lartë artistët, tingujt dhe ngjyrat e kinemasë së viteve të Kinostudios.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




