Moti- Kthjellime dhe vranësira kalimtare në vend, temperaturat mbeten të ulëta

Ditën e sotme (16 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






