Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe mjegull gjatë paradites, temperaturat mbeten të ulëta

Ditën e sotme (18 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 6 m/sek. Deti do të jetë me valëzim të forcës 0-1 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






