Pamje të rralla- Arusha së bashku me katër këlyshët e saj zbret në fshatin Kolesjan të Kukësit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan të Kukësit.

Ky moment është pikasur nga një banor i zonës i cili ka fotografuar arushën së bashku me katër këlyshët e saj teksa ishte duke lëvizur me automjetin e tij.

Niki Ismailja shkruan se ishte me fat që ndodhej në makinë teksa fotografoi momentin e arushës me katër këlyshët e saj, duke shprehur në një farë mënyre edhe frikën e tij përballë kafshëve të egra.

“Mirë që isha në makinë, ju përshëndes nga Kolosjani”, shkruan ai në rrjetin social në Facebook.

Megjithatë, ashtu siç duket nga fotoja, arusha dhe katër këlyshët e saj shfaqen të qeta teksa lëvizin së bashku, ku nënën e ndjekin nga pas të vegjlit e saj.

Kolesjani është fshat në zonën e Kukësit dhe shtrihet në verilindje të vendit. Ai është pjesë e Parkut Natyror “Korab – Koritnik”, që përfaqëson një zonë me sipërfaqe shumë të madhe dhe ndodhet në vargun malor të Korabit, midis lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë, në lartësitë nga rreth 800m në 2,754m (maja e Korabit) si dhe në kufi me shtetet fqinje, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme