Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për tre orë, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), këtë të premte ( 26 dhjetor) për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Protesta e fermerëve në Greqi është pjesë e një seri aksionesh që fermerët zhvillojnë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe të subvencioneve bujqësore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




