Shpëtohet anija me emigrantë në Greqi,131 persona u dërguan në një ishull pranë Kretës

Botë | 10 muaj më parë

Roja bregdetare greke shpëtoi 131 migrantë pranë Kretës. Emigrantët e shpëtuar të mengjesinn e së shtunës ishin në bordin e një anijeje peshkimi rreth 14 milje detare në jug të Gavdos, një ishull i vogël në jug të Kretës. Refugjatët , kombësia e të cilëve nuk u zbulua, u çuan të gjithë në atë ishull.

Shumë njerëz që përpiqen të arrijnë në Kretë nga Libia rrezikojnë jetën përmes kalimeve të rrezikshëm nga deti.

Në fillim të dhjetorit, 17 persona, kryesisht nga Sudani dhe Egjipti, u gjetën të pajetë pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Kretës, dhe 15 të tjerë u raportuan të zhdukur.

Vetëm dy persona mbijetuan në atë ngjarje.  Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rreth 17 mijë emigrantë, të cilët përpiqen të shkojnë në Evropë kanë mbërritur në Kretë që nga fillimi i vitit, më shumë se në çdo ishull tjetër grek.

Në korrik, qeveria konservatore e Micotaqis pezulloi përpunimin e kërkesave për azil për tre muaj, veçanërisht ato të shtetasve që vinin nga Libia, duke e quajtur masën absolutisht të nevojshme përballë fluksit në rritje të migrantëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme