Moti – Dita do të jetë me vranësira kalimtare dhe temperatura të ftohta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në zonat malore në lindje të territorit pas orëve të mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në zonat lindore dhe përgjatë vijës bregdetare. Në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, kryesisht në formën e flokëve të borës. Parashikohet gjithashtu prezencë e ngricave në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore shpejtësia e saj do të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




