Investime për ndriçim turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit projekte në Razmë, Bogë dhe Reç

Aktualitet | 9 muaj më parë

Zonat turistike të Bashkisë Malësi e Madhe vijojnë të jenë në fokus të investimeve publike. Gjatë këtij viti përmes një investimi të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të realizohen projekte të rëndësishme në pajisjen me ndriçim të rrugëve, që synojnë rigjallërimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në disa prej destinacioneve më të frekuentuara turistike të zonës.

Sipas kryebashkiakut Tonin Marinaj, investimet përfshijnë ndërhyrje në zona të njohura si Razma dhe Boga, si dhe në Reç, duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimeve, për vizitorët dhe banorët vendas.

“Në fillim të vitit do fillojmë investimet kryesisht tek ndriçimi, me shtylla, panele diellorë. Kjo ka ndodh edhe në Vermosh. Razma është një zonë që po preket nga projekti. Reçi, Boga dhe zonat e tjera që kanë nevojë për mirëmbajtje apo ndërhyrje”, tha Marinaj.

Këto projekte pritet të japin një ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit dhe në ekonominë lokale, duke e kthyer Malësinë e Madhe në një destinacion gjithnjë e më tërheqës gjatë gjithë vitit.

Gazetar: M. Rakaj           

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme