Fluks lëvizjesh në pikat kufitare me Greqinë, pas festave emigrantët kthehen drejt vendeve të punës

Aktualitet | 9 muaj më parë

Pas festave të fundvitit, pikat kufitare me Greqinë po përballen sërish me fluks të lëvizjeve, kryesisht në dalje, teksa emigrantët që kaluan pushimet në Shqipëri po kthehen drejt vendeve të punës.

Në Kakavijë janë përpunuar rreth 10 716 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 7 643 në dalje drejt Greqisë dhe 2 908 mjete, me kolona makinash që në disa momente kanë kapur mbi 4 kilometra në dalje për shkak të fluksit dhe kapaciteteve të kufizuara të sporteleve të kontrollit.

Autoritetet kufitare po punojnë me kapacitet të plotë dhe këshillojnë planifikimin e udhëtimeve, pasi pritet që fluksi të mbetet i lartë edhe ditët e ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme