Mbi 1 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shkodër – Lumi i Shalës, destinacioni më i preferuar në ofertat turistike
Mbi 1 milion vizitorë kanë vizituar zonat e mbrojtura të Qarkut Shkodër gjatë vitit 2025. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Administratës të Zonave të Mbrojtura në Qarkun Shkodër, Agim Dardha, i cili theksoi se Lumi i Shalës mbetet destinacioni që është renditur në top-listat turistike.
“Numri i turistëve që vizitojnë qarkun e Shkodrës ka rritje dhe kemi arritur që të kalojmë mbi 1 milionë turistë dhe po flasim për zonat e mbrojtura”, u shpreh Dardha.
Sot Alpet e Shqipërisë dhe Lumi i Shalës janë shndërruar në destinacione kryesore për turizmin e aventurës dhe janë renditur në listat më prestigjioze të mediave ndërkombëtare, të cilat shkruajnë për magjinë dhe bukurinë e tyre natyrore.
“Vitet e fundit është shtuar shumë edhe turizmi i aventurës dhe në alpe dhe më e rëndësishmja është menaxhimi i turizmit”, tha ai.
Rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve konfirmon potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Qarkut Shkodër dhe nevojën për vijimin e investimeve në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre pasurive natyrore.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





