Kryebashkiaku i Londrës paralajmëron rrezikun e ‘papunësisë masive’ nga inteligjenca artificiale

Teknologji | 9 muaj më parë

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka shprehur shqetësimin se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA) mund të shkaktojë “papunësi masive”, duke goditur veçanërisht sektorët kryesorë të kryeqytetit britanik si shërbimet financiare dhe industritë e ekonomisë krijuese.

Khan deklaroi se dëshiron ta vendosë Londrën “në ballë të këtij revolucioni teknologjik”.

Ai ka njoftuar se do të ofrohet trajnim falas për inteligjencën artificiale për të gjithë banorët e kryeqytetit, si pjesë e një strategjie për t’i përgatitur ata ndaj ndryshimeve të mëdha në tregun e punës.

“Ne kemi përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet e teknologjive të reja,” theksoi Khan, duke iu referuar edhe polemikave të fundit mbi Grok, asistentin e IA të zhvilluar nga kompania X, i cili lejonte krijimin e fotove nudo të njerëzve të vërtetë dhe u bllokua nga platforma ditën e djeshme.

Ndikimi i IA në tregun e punës po nxit një debat të gjerë publik.

Ndërsa mbështetësit e saj besojnë se transformimi i botës së punës mund të çojë drejt zbatimit të një të ardhure bazë universale, shumica e ekspertëve parashikojnë një evolucion më gradual.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në një raport të publikuar dje, paralajmëroi për rreziqet e IA dhe automatizimit, veçanërisht për të rinjtë e diplomuar në vendet me të ardhura të larta. Sipas raportit, edhe pse ndikimi i përgjithshëm mbetet i pasigurt, fushëveprimi i saj i mundshëm justifikon vigjilencë të ngushtë.

Khan ka bërë thirrje që IA të përdoret “me përgjegjësi”, duke theksuar se ajo mund të transformojë shërbimet publike, të rrisë produktivitetin dhe të ndihmojë në përballimin e sfidave madhore si lufta kundër kancerit apo kriza klimatike.

“Por, nëse përdoret pa dallim, mund të sjellë një epokë të re papunësie masive, pabarazish në rritje dhe një përqendrim të paparë të pasurisë dhe pushtetit,” paralajmëroi ai.

Sipas Khan, ndikimi i IA në tregun e punës të Londrës “do të jetë kolosal”, me sektorët financiarë, shërbimet profesionale dhe industritë krijuese ndër më të rrezikuarit.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer u shpreh se, ashtu si çdo teknologji historike, IA do të ndryshojë botën e punës, duke zhdukur disa profesione por duke krijuar edhe role të reja. Ai theksoi se edukimi i popullsisë Khan deklaroi se dëshiron ta vendosë Londrën “në ballë të këtij revolucioni teknologjik”.

Ai ka njoftuar se do të ofrohet trajnim falas për inteligjencën artificiale për të gjithë banorët e kryeqytetit, si pjesë e një strategjie për t’i përgatitur ata ndaj ndryshimeve të mëdha në tregun e punës.

“Ne kemi përgjegjësi për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet e teknologjive të reja,” theksoi Khan, duke iu referuar edhe polemikave të fundit mbi Grok, asistentin e IA të zhvilluar nga kompania X, i cili lejonte krijimin e fotove nudo të njerëzve të vërtetë dhe u bllokua nga platforma ditën e djeshme.

Ndikimi i IA në tregun e punës po nxit një debat të gjerë publik.

Ndërsa mbështetësit e saj besojnë se transformimi i botës së punës mund të çojë drejt zbatimit të një të ardhure bazë universale, shumica e ekspertëve parashikojnë një evolucion më gradual.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në një raport të publikuar dje, paralajmëroi për rreziqet e IA dhe automatizimit, veçanërisht për të rinjtë e diplomuar në vendet me të ardhura të larta. Sipas raportit, edhe pse ndikimi i përgjithshëm mbetet i pasigurt, fushëveprimi i saj i mundshëm justifikon vigjilencë të ngushtë.

Khan ka bërë thirrje që IA të përdoret “me përgjegjësi”, duke theksuar se ajo mund të transformojë shërbimet publike, të rrisë produktivitetin dhe të ndihmojë në përballimin e sfidave madhore si lufta kundër kancerit apo kriza klimatike.

“Por, nëse përdoret pa dallim, mund të sjellë një epokë të re papunësie masive, pabarazish në rritje dhe një përqendrim të paparë të pasurisë dhe pushtetit,” paralajmëroi ai.

Sipas Khan, ndikimi i IA në tregun e punës të Londrës “do të jetë kolosal”, me sektorët financiarë, shërbimet profesionale dhe industritë krijuese ndër më të rrezikuarit.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i kryeministrit britanik Keir Starmer u shpreh se, ashtu si çdo teknologji historike, IA do të ndryshojë botën e punës, duke zhdukur disa profesione por duke krijuar edhe role të reja.

Ai theksoi se edukimi i popullsisë është kyç për të përballuar këtë transformim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme