Aksident tragjik në aksin Fier–Seman, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet ndërsa po udhëtonte me biçikletë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 16:15, automjeti që drejtohej nga 61-vjeçari me iniciale V. M. është përfshirë në aksident me biçikletën e drejtuar nga shtetasi N. P., rreth 80 vjeç. Si pasojë e goditjes së fortë, “ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i biçikletës”.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident fatal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




