Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të presidentit Trump, Rama: Një moment krenarie kombëtare

Politikë | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, e cila do të ketë si mision administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon.

Rama e cilësoi këtë ftesë si një moment krenarie të veçantë për Shqipërinë, duke theksuar se vendi është ftuar si anëtar themelues i këtij bordi, çka përbën një arritje të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një vlerësim i posaçëm për Shqipërinë dhe për nivelin ku është ngritur partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e vendosur vendin në një rol të ri në arenën ndërkombëtare.

Statusi i plotë i Ramës:

“SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.

NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.

THANK YOU MR. PRESIDENT GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme