Revista franceze shkruan për Shqipërinë turistike, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

Shqipëria po tërheq sërish vëmendjen e medias ndërkombëtare si një destinacion turistik i veçantë dhe i larmishëm. Këtë herë, revista e njohur franceze GEO Magazine i ka dedikuar një artikull vendit tonë, duke e përshkruar atë si një vend me një ofertë të pasur natyrore, historike dhe kulturore.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e kësaj reviste, e cila thekson plazhet e mrekullueshme, malet mahnitëse, dhe natyra magjepsëse që ofron Shqipëria, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore me ndikime greke, romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Po ashtu, në shkrim përmendet edhe kujtimi i Kanunit, një kod misterioz mesjetar nderi, si dhe ekstravaganca arkitekturore që karakterizon Tiranën moderne.
Rama tha se në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rritur ofertat e saj turistike, duke arritur një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj.
“E gjithë kjo ofertë turistike ka bërë që në pesë vjet, Shqipëria të ketë një rritje prej 80% të numrit të vizitorëve të huaj,” shkruan Rama.
Kjo rritje e turizmit ka pasqyruar vëmendjen gjithnjë e më të madhe që Shqipëria po merr në arenën ndërkombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





