“Fondi Social 2026″, prezantohen 14 shërbime të reja. Rama: Risi, shtrirja e shërbimeve në nivel vendor. Të rrisim cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shëndetësor

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku do prezantuan 14 shërbime të reja sociale për shtresat vulnerabël, theksoi se risia e këtij procesi është shtrirja e shërbimeve në nivel vendor, duke mundësuar akses më të lehtë dhe mbështetje direkte për komunitetet lokale.

“Përpjekja nisi në kushte tejet të vështira me një borxh të akumuluar prej dhjetëra miliona eurosh ndaj personave me aftësi ndryshe dhe ndaj familjeve me ndihmë ekonomike.

 Të shkojmë përtej volumit dhe shifrave. Janë 65 mijë individ që i prek një sistem i organizuar institucionesh, kujdestarësh, etj,.“, deklaroi Rama.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së cilësisë së jetës nën strehët dhe kujdesin shëndetësor, duke marrë shembull “Shtëpinë e përkujdesjes për fëmijët Zyber Hallulli” në Tiranë, ku po transformohen kushtet e jetimores. Rama shtoi se procesi duhet të shtrihet edhe në bashki të tjera, për të krijuar hapësira komunitare cilësore dhe të qëndrueshme.

“Na duhet që këtë proces decentralizimi ta thellojmë e ta bëjmë më të konsoliduar. Të rrisim cilësinë e jetës nën strehët e kujdesit shoqëror.

Ne kemi nisur një proces në Tiranë për transformimin e kushteve për jetimoren, “Shtëpinë e përkujdesjes për fëmijët “Zyber Hallulli” në një fshat të përkujdesjes brenda qytetit. Me këtë frymë të shohim me bashkitë të tjera mundësi për të krijuar hapësira komunitare të rëndësishme nga pikëpamja e kushteve dhe mundësisë”, shtoi ai.

Kryeministri u ndal edhe te mbështetja e Komisionit Europian, duke vlerësuar ndikimin e procesit të negociatave për integrimin europian në sektorin e shërbimeve sociale. Sipas tij, përmes bashkëpunimit me BE-në, Shqipëria ka zhvilluar një strategji sociale që e dallon nga rajoni.

“Momente që përcaktojnë rritjen e nivelit të cilësisë në çdo sektor ku ato momente prekin këtë ndërveprim me BE-në. Sigurisht që BE-ja është mekanizmi më i sofistikuar i mbështetjes dhe mirëqenies sociale. BE zotëron rrjetin më të avancuar të mbështetjes nga shteti, sektori publik i familjeve, individëve, kategorive shoqërore që janë më vulnerabël”, përfundoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme