Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryeministri Edi Rama ndau mesazhin e tij për rëndësinë e ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe, duke e cilësuar Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe si “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.

Rama publikoi momente nga nisja e fazës gjysmëfinale të konkursit në shkolla, ku këtë vit morën pjesë 1 022 ekipe nga e gjithë Shqipëria, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve e mësuesve.

Konkursi synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO, festohet çdo vit më 21 shkurt me qëllim promovimin e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e shumëgjuhësisë.

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme