Rama: Durrësi prezantohet sot në ITB Berlin si destinacion turistik ndërkombëtar

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se sot në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin prezantohet qyteti i Durrësi.

Sipas kryeministrit, pjesëmarrja në një nga ngjarjet më të mëdha globale të turizmit përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Durrësit në tregjet ndërkombëtare, duke e paraqitur atë si një destinacion që ofron trashëgimi historike, potencial bregdetar dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Në ITB Berlin prezantohet sot Durrësi. Qyteti i historisë, i mikpritjes dhe i vijës së pafundme bregdetare, vjen përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin”, shkruan Rama.

ITB Berlin mbledh çdo vit përfaqësues të industrisë së turizmit nga e gjithë bota, ndërsa Shqipëria vijon të promovojë destinacionet e saj kryesore për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme