Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Aktualitet | 1 minutë më parë

Kushtet e pafavorshme atmosferike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës dhe zonat përreth gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det, autoritetet kanë vendosur të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit që operojnë në det të hapur.

Duke nisur nga ora 15:00 e kësaj të mërkure, era do të fryjë nga drejtimi jug-juglindje me forcë 6-7 ballë dhe shpejtësi 15-20 m/s. Lartësia e dallgëve parashikohet të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Ndalimi i pajisjes me leje nisjeje do të jetë në fuqi deri në orën 20:00 të datës 26 nëntor për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të dalin jashtë Gjirit të Vlorës.

Autoritetet u kanë kërkuar subjekteve dhe institucioneve që operojnë në sektorin detar të marrin masa për sigurimin e mjeteve në port dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve, me qëllim shmangien e situatave të rrezikshme.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë aktivitetin normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme