Punësimi pas përfundimit të “Klasës Dual” – Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër ofron tre drejtime

Arsim | 7 muaj më parë

Një histori suksesi vjen nga Shkolla Profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër. Maturanti Sidgen Mlloja, pasi përfundoi klasën duale në drejtimin hoteleri–turizëm, sot është punësuar dhe ka hedhur hapat e parë në tregun e punës ndonëse është ende në bankat e shkollës.

“Hoteleri-turizëm është pasioni im i cili lidhet dhe me kuzhinën dhe jam rritur edhe më shumë”, u shpreh Sidgen Mlloja, Maturant i shkollës “Hamdi Bushati”.

Teoria u ndërthur me praktikën në biznes, e ndihmoi të fitojë aftësi konkrete dhe ta ketë më të lehtë integrimin në punë. Sidgeni thotë se të ardhmen e sheh pikërisht në sektorin e turizmit, një fushë që sipas tij ofron mundësi të mëdha zhvillimi dhe karriere.

Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati”Merita Zeneli,  thekson se institucioni që ajo drejton ofron tre drejtime kryesore studimi, të cilat janë të lidhura ngushtë me kërkesat e tregut të punës.

“Shkolla Hamdi Bushati ofron 3 drejtime dhe numri i nxënësve është mbi 650 nxënës dhe pjesa më e madhe janë orientuar drejt hoteleri-turizmit”, u shpreh Merita Zeneli, Drejtore Shkolla profesionale “Hamdi Bushati”.

Sipas saj, vitet e fundit vihet re një interes në rritje nga nxënësit për drejtimin e hoteleri–turizmit, i cili mbetet edhe një nga më të preferuarit. Aktualisht kjo shkollë ka rreth 650 nxënës duke qënë pjesë e rëndësishme e edukimit të brezit të ri në veri të vendit.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme