Festivali i Shkencës në Fier – Nxënësit e “Janaq Kilicës” prezantojnë idetë inovative

Arsim | 7 muaj më parë

Në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier u zhvillua Festivali i Shkencës, një aktivitet që nxori në pah kreativitetin, njohuritë dhe aftësitë kërkimore të nxënësve duke sjellë projekte që lidheshin me teknologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Do të prezantoj një projekt që është një lojë e ndërtuar me kod të cilin e kemi ndërtuar vet”, u shpreh një nxënëse.

“Kjo makineri na lejon matjen e pulsit dhe tregon gjithashtu nëse gjaku ka presion të lartë”, tha një nxënës tjetër.

Një nga shpikjet roboti që seleksionon mbetjet, është ndërtuar nga një nxënës i kësaj shkolle. Me këtë projekt, ai arriti vitin e kaluar të kualifikohej deri në fazën kombëtare të garës.

Festivali i Shkencës shënon edhe hapin e parë të garës mes nxënësve në nivel shkolle, duke angazhuar dhjetëra të rinj në projekte të ndryshme.

“Ka një ndërthurje shumë të bukur midis të gjithë profileve dhe kryesisht teknologjia dhe inteligjenca artificiale”, u shpreh mësuesja.

Festivali i Shkencës synon të  krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet shkollave, , institucioneve të kërkimit shkencor dhe sektorit privat, me qëllim mbështetjen e talenteve të reja.

Gazetare: L. Roshi  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme