E shkuara “magnet” për turistët, miniera dhe muzetë në Memaliaj tërheqjet kryesore
Gjatë kësaj periudhe, bashkia e Memaliajt ka qenë një nga destinacionet e preferuara për vizitorët, kryesisht turistë të huaj. Ndër pikat më të frekuentuara kanë qenë Miniera e Minatorit, Muzeu Etnografik si dhe Muzeu i Minatorit, të cilat tërheqin vizitorë të interesuar për historinë dhe trashëgiminë e zonës.
Specialistja e turizmit në Memaliaj, Vojsava Balliu, u shpreh për RTSH: “Gjatë kësaj periudhe Memaliaj është vizituar kryesisht nga turistë të huaj. Ata kanë shfaqur interes për minierën, për bujtinat, si dhe për Muzeun Etnografik dhe atë të Minatorit.”
Sipas të dhënave që vijnë nga Drejtoria e Turizmit në bashkinë e Memaliajt, kanë nisur edhe përgatitjet për sezonin e ri turistik. Aktualisht po punohet për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve që të çojnë drejt pikave turistike të kësaj bashkie.
Autoritetet vendore shprehen se përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe promovimi i vlerave historike e natyrore pritet të rrisë më tej numrin e vizitorëve gjatë sezonit të ardhshëm turistik në këtë zonë.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





