Testimet e tremujorit të dytë, vlerësohen njohuritë e nxënësve

Arsim | 7 muaj më parë


Është fundi i tremujorit të dytë dhe nxënësit në të gjitha shkollat e vendit janë duke testuar nivelin e njohurive.

Mësuesja e Gjuhës Shqipe në Shkollën e Kuqe sqaron se testet hartohen me pyetje të kombinuara me alternativa dhe zhvillim, dhe se niveli i vështirësisë së pyetjeve vjen në rritje në varësi të notës që do të arrijë nxënësi.
“Hartimi i testeve bëhet sipas niveleve të vështirësisë. Fillohet me një pjesë letrare që ka alternativa sipas niveleve të nxënësve dhe më pas me pyetjet gjuhësore.”

Mësuesi i matematikës në këtë shkollë thotë se rezultatet e testimeve kryesisht përkojnë me nivelin e ecurisë së nxënësve, por patjetër ka edhe përjashtime.

“Ka një përputhje të vlerësimit të vazhdueshëm që ka nxënësi me vlerësimin e notës me shkrim, që ne i themi ndryshe testim, sepse mund të jetë dhe ndonjë nxënës emocional. Por gjithashtu ka dhe nxënës që në vijueshmëri nuk kanë nivele të larta, ndërsa në testim, kur janë të pavarur, arrijnë nivele shumë të larta.”

Edhe gjuha e huaj është një tjetër lëndë e rëndësishme që nuk duhet të neglizhohet.

Testet për periudhën e tremujorit të dytë janë ende duke u zhvilluar në të gjitha shkollat e vendit. Ato parashikohet të mbyllen deri në fund të marsit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme