Festivali i Shkencës në Lezhë, nxënësit prezantuan projekte me zgjidhje konkrete për komunitetin
Përmes modeleve praktike dhe ideve kreative, nxënësit e shkollave të mesme të Lezhës demonstruan se si fizika, matematika dhe teknologjia mund të kthehen në instrumente për përmirësimin e jetës së përditshme dhe zhvillimin lokal.
Drejtoresha e ZVA-së Lezhë, Antoneta Suta, theksoi se organizimi i këtij festivali për herë të parë synon të motivojë nxënësit drejt kërkimit shkencor dhe përdorimit të teknologjisë, duke i orientuar ata drejt ideve që mund të zbatohen në praktikë.
“Në ZVA Lezhë janë pjesë e këtij projekti 10 institucione arsimore nga të cilat janë shpallur fitues 15 projekte që u paraqitën dhe sot”, tha Suta.
Në përfundim, projektet u vlerësuan nga një juri profesionale, ndërsa nxënësit fitues do të përfaqësojnë Lezhën në fazën kombëtare të konkursit. Synimi mbetet që këto iniciativa të shndërrohen në modele konkrete zhvillimi dhe të marrin mbështetje më të gjerë institucionale.
Gazetar: E. Hila
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





