Ndërkombëtarizimi i universiteteve, Gjirokastra bashkëpunon me Spanjën, 10 të rinj për praktikë

Arsim | 6 muaj më parë

Gjirokastra ka mirëpritur një tjetër grup studentësh nga Spanja që  vijnë për të zhvilluar praktikën profesionale, mundësi që ua jep Erasmus +. Janë 10 të rinj që përveç përvojës që do të marrin lidhur me profesionet e tyre, do të eksplorojnë dhe kulturën, historinë, e natyrën. 

Të rinjtë që studiojnë në fushat e Turizmit Administrimit dhe IT do të shpërndahen në biznese e institucione që funksionojnë në qytet. Ky është grupi i dytë i studentëve spanjollë që mbërrijnë në Gjirokastër brenda një muaji.

“Në kuadër të ndërkombëtarizimit, qyteti i Gjirokastrës pret brenda një muaji 10 studentë të tjerë që vijnë nga institucionet spanjolle. Kryesisht janë nga shkolla profesionale teknike. Para knjë muaji kanë arritur 5 studentë që i kemi shpërndarë në kompani, kryesisht kanë qenbë në fushën e IT. Sot 10 studentë do të shpërndahen në biznese në institucionet në Gjirokastër”, deklaroi Merita Isaraj, zv/rektore e Universitetit Gjirokastër.

 Universiteti “Eqrem Cabej”  ka fituar certifikatën Charter nga programi Erasmus+ që i jep mundësinë të aplikojë për të thithur fonde për mobilitetet deri në vitin 2027. Në këtë mënyrë pritet të rritet edhe numri i shkëmbimeve  si për stafin dhe për studentët.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme