Marta Kos uron Kurtin për fitore dhe bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Kosovë | 4 muaj më parë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar edhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në platformën X, ajo ka shkruar, “Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit

Kos ka theksuar se për Kosovën që të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike duhet të bashkohen dhe të arrijnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional.

Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos.

Mw tej ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të punës rreth integrimit evropian dhe Planit të Rritjes.

Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi Kos.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme