Goditet një tjetër “Call Center” në Shkodër, 4 të arrestuar për “mashtrim kompjuterik”, procedohen dhe punonjësit

Aktualitet | 3 muaj më parë

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Network”, duke zbuluar në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës një Call Center, ku dyshohet se ushtrohej veprimtari e paligjshme e mashtrimit kompjuterik.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë katër persona të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të aktivitetit kriminal. Në pranga ranë administratori i subjektit, F. P., 37 vjeç, banues në Bajzë, si dhe L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas organizonin dhe drejtonin veprimtarinë e dyshuar të mashtrimit kompjuterik, duke koordinuar punën e grupeve të punonjësve të Call Center-it.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e subjektit u konstatuan në vendin e punës edhe 61 punonjës, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË

Shkodër / Finalizohet operacioni i koduar “Network”. Zbulohet në lagjen “Vasil Shanto”, një call center ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie. Procedohen penalisht 61 punonjës, të cilët u kapën në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë, në call center. Sekuestrohen 152 pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave dyshohet se kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në funksion të një procedimi penal, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Network”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, administrator i subjektit;

-L. M., 43 vjeç, B. N., 41 vjeç dhe N. B., 42 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve.

Gjatë operacionit, në ambientet e subjektit u kapën në flagrancë, gjatë ushtrimit të aktivitetit, 61 shtetas, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të ambienteve u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 152 pajisje elektronike (kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera të përdorura për ushtrimin e veprimtarisë), një shumë parash, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme