Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplas të moshuarën, plagoset rëndë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku ka mbetur e plagosur rëndë një e moshuar.

Sipas të dhënave paraprake, e plagosur ka mbetur 75-vjeçarja me iniciale B. R. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ishte duke kaluar në këmbë trafikndarësen e autostradës, në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, kur u përplas nga një automjet tip fuoristradë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 75-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës..

Aksi Lushnjë-Rrogozhinë është një nga segmentet rrugore problematike sa i përket aksidenteve. Edhe pse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për këmbësorët, shumë banorë vijojnë të kalojnë autostradën në mënyrë të paligjshme, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme