Arrestohet në kufi i dyshuari për kërcënime ndaj zyrtarëve të lartë të Kosovës

Kosovë | 2 muaj më parë

Një person është arrestuar të dielën në Pikën Kufitare Stanqiq, në zbatim të një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, kishte kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

“Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raport sipas Kosova Press.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme