Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Të martën, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me një shpejtësi mesatare prej 9 m/s. Në disa momente, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, ajo pritet të forcohet, duke arritur deri në 18 m/s.
Ndërkohë, deti Adriatik dhe deti Jon do të paraqiten me valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim, me kujdes të shtuar gjatë forcimit të erës në zonat bregdetare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




